Daily Love Story-Loja me foto ve vajzat ne siklet, Flavia: Dua te zgjohem me 1 milion euro

1 Просмотры
Издатель
#LoveStory formati më i ri reality dating show në #TvKlan

Vajzat e spektaklit Love Story në TV Klan tashmë janë miqësuar me njëra-tjetrën, gjë të cilën e kanë shprehur hapur në daljet e tyre publike.

Disa prej tyre janë gati shoqe të ngushta, ndërkohë që shumica kanë një raport neutral me të gjitha.


Loja me foto, vajzat e “Love Story” veçojnë konkurrenten më naive

Në programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, konkurrentet kanë zhvilluar një lojë me foto, ku kanë zgjedhur njëra-tjetrën për pyetje specifike.

Ato kanë veçuar vajzën më të bukur dhe vajzën më naive, sipas mendimit të tyre.

Cila është vajza më e bukur?

Meri: Enxhëll më duket e kompletuar, Suela më duket shumë tërheqëse në fytyrë. Gjithashtu edhe Generda, më pëlqen shumë stili i saj.

Redona: Çdo vajzë ka bukurinë e vet por zgjedh Merin dhe Generdën

Xhesi: Për shijet e mia personale që më është dukur tërheqëse që në fillim është Flavia.

Ariana: Vajzat e Love Story janë shumë të bukura të gjitha por do të veçoja Suelën.


Generda: Të gjitha vajzat janë shumë të bukra dhe nuk mund të them një emër, por po them emrin tim.

Suela: Të gjitha vajzat janë të bukura, kanë atë veçantinë e tyre kështu që nuk do të zgjedh asnjërën.

Flavia: Mua më pëlqejnë disa në fakt. Unë dhe Suela.

Vajzat zbulojnë kush është më dinakja në mesin e tyre

Cila nga vajzat është më e sinqertë?

Meri: Ne këtë nuk mund ta dimë thellësisht, por po veçoj Redonën.

Redona: Më e sinqertë…veten time dhe Generda dhe Xhesi.

Xhesi: Redona ma ka transmetuar sinqeritetin që në fillim

Ariana: Vajza më e sinqertë jam unë

Generda: Këtë nuk e di se çfarë mendojnë vajzat dhe çfarë thonë, por mund të veçoja veten.

Suela: Më të sinqerta jemi unë, Flavia dhe Enxhëll, por më shumë jam unë.

Flavia: Të gjitha janë të sinqerta, por do veçoj veten


Cila është vajza më dinake?

Meri: Dinake ndoshta në atë kuptimin e mirë, lajkatare ndoshta…Flavia

Redona: Vajza më dinake është Suela

Xhesi: Do veçoja Enxhëllin sepse sado që është shumë natyrë e qetë, ndonjëherë hedh ca kunja që të djegin

Ariana: Asnjëra, por do ta bëj me kujt t’i bie 10-ta. Xhesi.

Generda: Vajza më dinake them se është Xhesi

Suela: Vajzat dinake kanë ikur, nuk kam më asnjë emër

Flavia: Nga vajzat këtu nuk mendoj se është ndonjëra dinake, kanë ikur

“Është nevrike njerëz”, të gjitha vajzat në një mendje për Arianën

Të pyetura se cila prej tyre është më nevrikja, ato kanë qenë thuajse të gjitha në një mendje, teksa kanë përmendur Arianën.

Gjithashtu ato kanë qenë në një mendim edhe për vajzën më të zgjuar, ndërsa kanë zgjedhur Xhesin.

Cila është vajza më e zgjuar?

Meri: Secila ka zgjuarsinë e vet por meqë studion edhe për drejtësi është Xhesi.

Redona: Çdo vajzë është e zgjuar por zgjedh Xhesin

Xhesi: Ndoshta do të duket pak si mungesë modestie, por mendjen time e kam quajtur gjithmonë si aset, do veçoja veten

Ariana: Të gjitha kanë zgjuarsi por zgjedh Xhesin

Generda: Se di, Enxhëll

Suela: Gjitha janë të zgjuara por do veçoja Xhesin, Generdën dhe Enxhëllin

Flavia: Xhesi dhe Enxhëll


Cila është vajza më nevrike?

Meri: Atë përshtypjen si nevrike ma krijon Ariana

Redona: Çdo vajzë është nevrike por më nevrike është Ariana

Xhesi: Nuk do thoja nevrike, mbase impulsive, Ariana

Ariana: Vajza më nevrike jam unë, për mirë jo për keq

Generda: Vajza më nevrike është Ariana

Suela: Redona, kjo është më nevrikja

Flavia: Ariana është nevrike njerëz

“Një natë unë, një natë ti”, Suela dhe Flavia gjejnë zgjidhjen për Saimirin

Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Flavia dhe Suela, kanë intrevistuar njëra-tjetrën, duke zbuluar pak më shumë nga karakteri dhe jeta e tyre.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, vajzat janë ngacmuar edhe për Saimirin, teksa Suela ka thënë se do ta ndajnë një natë njëra dhe një natë tjetra.

Më tej Flavia ka komentuar mes të qeshurash se “kur u ndamë kështu na ra”.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen
Follow Tvklan on Facebook:
Follow rtvklan on Instagram:
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen
Категория
Фильмы
Комментариев нет.